Mes divorcit me Sophie Turner, Joe Jonas nis lidhjen e re me modelen?

Mediale Vip

Mes divorcit me Sophie Turner, Joe Jonas nis lidhjen e re me modelen?

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:36
Joe Jonas nis lidhjen e re me modelen

Viti i Ri, fillim i ri?

Joe Jonas u pa duke u larguar nga i njëjti aeroport në Cabo San Lucas, Meksikë, me modelen Stormi Bree në mes të divorcit të tij nga Sophie Turner.

Në foto 34 vjeçari dhe Bree shihen duke mbërritur në aeroportin privat të mërkurën për t'u larguar nga vendi. Kjo ka nxitur spekulimet se mes tyre mund të ketë nisur një romancë teksa vetë protagonistët ende nuk kanë reaguar.

Dalja e këngëtarit teksa divorci i nga Turner ende nuk ka përfunduar.

Joe bëri kërkesë për divorc nga ylli i "Game of Thrones" në shtator pas katër vitesh martesë. Në atë kohë, babai i dy fëmijëve pretendoi në dokumentet e gjykatës se martesa e tyre ishte "shkëputur në mënyrë të pakthyeshme".

Që nga ndarja e tyre, ish-çifti është përfshirë në një 'betejë' për kujdestarinë mbi dy vajzat e tyre: Willa, 3 vjeç, dhe Delphine, 1 vjeç, me Turner që padit ish-in e saj për "kthimin e menjëhershëm" të fëmijëve të tyre në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat