Ardi: S’dua të njihem si shok i Ganiut, ai ka ofenduar femrat e ka sugjeruar vetëvrasje me domestos

Mediale Vip

Ardi: S’dua të njihem si shok i Ganiut, ai ka ofenduar femrat e ka sugjeruar vetëvrasje me domestos

Më: 5 janar 2024 Në ora: 21:42
Ardi

Sonte, gjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar video materiali i parë, protagonistë të së cilit ishin, Ganiu, Mirdoni dhe Ardi.

Klipin dhe situatat në fjalë i ka komentuar edhe Ardi, i cili pos tjerash ka thënë se nuk dëshiron të njihet si një mik i Ganiut.

“Pos viktimizimit, më ka penguar që Ganiu është prezantuar sikur ne të ishim shokë të ngushtë, dhe në momentin që e ke një shok të ngushtë ti karakterizohesh në një farë mënyre me karakterin e tij.

Ganiu këtu është njohur si një person që i ka ofenduar femrat këtu, dhe e ka sugjeruar një person që ka vuajtur nga bullizimi për ta mbytur veten me domestos – prandaj s’dua të identifikohem si shok i tij”, ka thënë ai.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat