“Nuk janë transmetuar të gjitha, ai më ka sharë” – Azem Gagica flet për raportin me Bucin

Mediale Vip

“Nuk janë transmetuar të gjitha, ai më ka sharë” – Azem Gagica flet për raportin me Bucin

Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:10
Azemi

Ndonëse ka javë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2, ai po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në media.

Bëhet fjalë për ish-konkurrentin e këtij formati, i cili mori vëmendje të madhe gjatë kohës që ishte brenda.

Në një intervistë për ‘Artistët Shqiptarë’, ai ka sqaruar të gjitha duke folur pa filtra për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Influencuesi i njohur ka sqaruar raportin me Alba Vukajn e mes tjerash edhe situatat me disa prej banorëve.

Ndërsa u pyet rreth Ylli Dervishit, Gagica theksoi se nuk janë transmetuar të gjitha.

“Nuk janë transmetuar të gjitha gjërat… ai më ka sharë”, tha Azemi për Bucin.

I njëjti po ashtu ka shprehur dëshirën që ta njoh Albën pas daljes nga Big Brother, e që më pas të vendosin për marrëdhënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat