“Sapo mësova që do arrestohet nesër”/ Zbulohet kush është banori i parë i Big Brother VIP3!

Mediale Vip

“Sapo mësova që do arrestohet nesër”/ Zbulohet kush është banori i parë i Big Brother VIP3!

Më: 12 janar 2024 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP3. Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale shkruan se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”- shkruan Manjani.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill cigaret…!”

Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.

“Ka pas punë Visi këto kohë, por do gjejë pak kohë edhe për ty”– shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat