“Nuk mendoj të kthehem ndonjëherë në Shqipëri”, “Shoku ynë Tili” tregon se si u bë pjesë e filmit dhe ku ndodhet sot

Mediale Vip

“Nuk mendoj të kthehem ndonjëherë në Shqipëri”, “Shoku ynë Tili” tregon se si u bë pjesë e filmit dhe ku ndodhet sot

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:08
Arben Latifaj

Arben Latifaj, aktori i cili mbahet mend nga të gjithë shqiptarët për rolin e Tilit në filmin “Shoku Ynë Tili”, ka rrëfyer jetën e tij në një emision televiziv. 

Latifaj i cili sot jeton në Gjermani, ka luajtur në dy filma që sot kanë mbetur në mendjen e gjithë shqiptarëve siç ishte filmi “Shoku Ynë Tili” dhe “Lundrimi i Parë”.

I pyetur se si u bë pjesë e filmit, ai theksoi se regjisorët e kishin zgjedhur pas dy kinoprovash.

“Isha tek 'Vasil Shanto' në shkollë, erdhi regjisori i tha drejtoresha ky është një nga ata që luan teatër. Bëra dy kinoprova dhe fitova. Te filmi 'Lundrimi i Parë' kam kujtime më të bukura”, u shpreh Latifaj.

Sa i përket pyetjes se kush është kujtimi më i bukur në xhirimin e filmave, Latifaj theksoi mban mend kohën kur duhet të xhironin një fortunal në filmin “Lundrimi i Parë” dhe aty i ka zënë të gjithë deti.

“Duhet të xhironim një fortunal, më kujtohet që po villnim të gjithë se i zuri deti u krijua një situatë shumë e pazakontë”, tha Latifaj.

Sa i përket ditëve të sotme, Latifaj tha se është bërë gjysh dhe se tashmë e ka ndërtuar jetën etij në Gjermani, dhe nuk mendon të kthehet për të jetuar në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat