Hasta la vista Vini! Elvana Gjata harron “bolin e kokainës”, në lidhje romantike me inxhinierin

Mediale Vip

Hasta la vista Vini! Elvana Gjata harron “bolin e kokainës”, në lidhje romantike me inxhinierin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 15:53
Elvana Gjata

Historia e shumë përfolur e Elvana Gjatës me Ervin Matën duket se ka përfunduar, kësaj radhe përgjithmonë. Pas daljes së përgjimeve të Vinit, ku i dashuri i këngëtares merrej me kokainë dhe transaksionet bankare bëheshin përmes llogarisë së Vanës, “boli” u arratis dhe Gjatës i duhej një ngushëllim.

Përveçse “përveshi” mëngët dhe iu fut koncerteve për të mos ulur standartin shumë të lartë të jetesës, Elvana duket se ka gjetur edhe ngushëllim. Ajo është hedhur në krahët e një inxhinieri, i cili quhet Elson Barakutaj.

Djali në fjalë jeton në Londër, por do e shihni edhe si aktor në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”.

Nga fotot dhe videot e hedhura në Instagram, inxhinieri i Elvanës duket goxha i pashëm dhe shtatlartë, e mbase kësaj radhe këngëtarja nuk do e fshehë romancën nga syri i publikut për dy arsye: E para ai është i pashëm dhe jo si Ervini, e dyta ai është inxhinier dhe jo “kimist” që merret me drogë.

Gjithsesi, vetë Elsoni ka hedhur në Instagram trailerin e filmit “2 Gisht Mjaltë”, duke e shoqëruar me postimin në anglisht: “Roli im i parë si aktor dhe çfarë filmi! Sa për të thyer akullin e fillimit. “2 gisht mjalt 2” do jetë epic: në kinema në mbarë botën duke nisur nga Shkurti i 2024-s. E në fund i bën tag Ermal Mamaqit, por jo Elvanës (gjasme për të mos rënë në sy).

Nejse, plumbi del me plumb dhe Elvana nuk do e ketë vështirë ta harrojë Vinin e saj, i cili kush e di ku ka futur kokën për t’i shpëtuar drejtësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat