A e ndërroi hotelin Alba për shkak të Azemit? – Ja çka thotë ky i fundit

Mediale Vip

A e ndërroi hotelin Alba për shkak të Azemit? – Ja çka thotë ky i fundit

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:53
Azemi dhe Alba

Në media ka qarkulluar lajmin se Albana Vukaj e njohur si Alba e Big Brother Vip Kosova 2 ka ndërruar hotelin ku po qëndronte pas daljes nga shtëpia për shkak të Azem Gagicës, ky i fundit ia kishte shprehur dashurinë sa ishin brenda.

Sipas këtij raportimi, Azemi i ishte vardisur Albës, andaj ajo kishte vendosur të largohej.

Këtë opsion e ka përjashtuar totalisht vet Azemi. Ai u shpreh se ky lajm është “fejk” dhe se po bëhet me qëllim të përfitimit të klikimeve.

“Ky lajm është fejk. Fillim jam shqetësu edhe unë edhe familja jem edhe pse e kanë ditë që nuk është I vërtetë ky lajm, por ditët në vazhdim besoj që kanë me demantu këtë lajm sepse janë burimet fallc. Edhe vet du me ditë prej kah kanë ardhë qato burime të informacionit që ajo e ka ndërru hotelin sebet temin ose çka kam bë unë”, tha ai.

Pasi u pyet a ke folur më të ai tha “Po po, por këtë pjesë nuk e kam fol. Ka mundësi që e ka ndrru hotelin por jo për shkak temin. Këto janë lajme fejk se ndyrshe qysh është kjo mediat, për klilikme bëjnë njerzit gjithcka. Dhe na jemi njerëz që përfolemi”,  u shpreh ai teksa shtoi se mes tyre gjithçka është në rregull.

Gjatë deklarimit ai ceki se me Albën janë miq ashtu siç kanë qenë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat