Alba tregon se çfarë përjetoi pasi doli nga shtëpia

Mediale Vip

Alba tregon se çfarë përjetoi pasi doli nga shtëpia

Më: 20 janar 2024 Në ora: 06:27
Alba Vukaj

Ish-konkurrentja e “BBVK”, Alba Vukaj është eliminuar javën që lamë pas nga shtëpia.

Ajo mbrëmë ishte në studio dhe ka pasur një përballje të shkurtër me banorët e shtëpisë, gjithashtu ka treguar sesi ka kaluar për të java e parë jashtë shtëpisë dhe larg kamerave.

Alba: U çmalla me familja dhe kjo është gjëja më kryesore.

Ata vetëm kanë qarë por dhë unë, edhe pse më thanë që më kanë ndjekur gjatë gjithë kohës përsëri nuk është njëlloj sikur të flasësh përballë. Unë natën e parë pasi dola nga shtëpia jam zgjuar në mesnatë dhe doja të kontrrolloja mikrofonin sepse kisha në mendje zërin, më dukej sikur dëgjoja kontrrollin. Sa herë flisja më vinte në mendje kujdes mikrofonin.

Pas eliminimit ajo u ka lënë nga një mesazh të gjithë banorëve dhe habiti me disa prej tyre e cila zgjodhi të mos u thotë asgjë.

Alba zgjodhi të mos flasë për Kaderin, Blerandon dhe Lumbardhin. Ndërsa Shqipen zgjodhi ta uronte me një vend në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat