Anna feston sot ditëlindjen, Ardit Gjebrea e uron mes emocionesh

Mediale Vip

Anna feston sot ditëlindjen, Ardit Gjebrea e uron mes emocionesh

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:16
Ardit dhe Anna Gjebrea

Sot në familjen Gjebrea festohet.

Vajza e vogël e këngëtarit, Anna bën plot 15 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, Arditi zgjodhi fjalët më të ëmbla për ta uruar.

Në një postim në Instagram me foton e saj, artisti i njohur i uron të bijës bekimin e Zotit dhe i dedikon një fragment të këngës së tyre që flet shumë për raportin që ai ka me vajzën e tij.

“Si të thashë mbrëmë? ‘Në orën 12 do ta ndal kohën! E them çdo vit në fakt dhe kur vjen data si sot, e mbush 15! Veç Zoti të të ketë në hirin dhe bekimin e tij, pastaj për gjithçka tjetër e di ti: ‘Mjafton me sy të më kërkosh, do jem aty, Anna për ty!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat