Krijohet çifti i parë në Big Brother Vip Albania? Plasin puthjet dhe ledhatimet mes dy banorëve në shtrat

Mediale Vip

Krijohet çifti i parë në Big Brother Vip Albania? Plasin puthjet dhe ledhatimet mes dy banorëve në shtrat

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:55
Bardhi dhe Sara

Këngëtari i njohur Bardhi dhe Sara së fundmi janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin në “Big Brother Vip Albania.

Mes tyre nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet, ku edhe mbrëmjen e djeshme para se të flinin artisti e ka mbuluar me puthje banoren teksa ndodheshin ne shtrat.

“Do prap, ik tani”– tha Sara e cila dukej mjaft e lumtur nga dashuria që po i dhuronte Bardhi.

Sara së fundmi u komentua shumë për shkak të një fotografie që kishte në Instagram, ku shfaqet duke i kapur dorën e një mashkulli në makinë.

Pas kësaj pati shumë komente se mos Sara kishte lënë një lidhje jashtë, për shkak të asaj fotografie.

Ndërsa Sara vazhdon të jetë e afërt me Bardhin brenda në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat