​Billy Joel publikoi një këngë të re pas 17 vjetësh

Mediale Vip

​Billy Joel publikoi një këngë të re pas 17 vjetësh

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:26
Billy Joel

Këngëtari, kompozitori dhe pianisti amerikan Billy Joel ka publikuar këngën e tij të parë të re në 17 vjet - Turn The Lights Back On.

Balada është kënga e parë origjinale e fituesit të çmimit Grammy që nga All My Life e vitit 2007, e ndjekur nga Krishtlindja në Falluxha me Cass Dillon po atë vit.

Albumi i 13-të dhe i fundit në studio i Joelit, Fantasies and Delusions, u publikua në vitin 2001.

Joel u bë i famshëm në vitet shtatëdhjeta të shekullit të kaluar dhe është i njohur për hitet si “Piano Man”, “Uptown Girl” dhe “We Didn't Start the Fire”.

Së fundmi ai në rrjetet sociale ka bërë të ditur se po vijnë materiale të reja. Ai ka punuar në single me producentin Freddy Wexler.

Në muajt e ardhshëm, ai planifikon të performojë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe në Cardiff – Britani e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat