Nisi karrierën në vitin 1994 – 2po2 paralajmëron sivjet tërheqjen përfundimisht nga muzika

Mediale Vip

Nisi karrierën në vitin 1994 – 2po2 paralajmëron sivjet tërheqjen përfundimisht nga muzika

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:19
2po2

Rap-artisti i njohur shqiptar, Besnik Canolli (2po2), ka bërë së fundmi një njoftim të rëndësishëm për admiruesit e muzikës së tij.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka zbuluar se sivjet do të largohet përfundimisht nga muzika.

I njëjti thotë se në 1994 filloi të bënte muzikë e tani në 2024 do ta lë, që do të thotë ka rreth 30 vite karrierë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Besnik Canolli (@besnik2po2)

“1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le t’jet viti i albumit tem të fundit”, u shpreh ai.

Përkundër se viteve të fundit ka qenë më pak i angazhuar, 2po2 shquhet për hitet që ka realizuar ndër vitesh.

Ai vazhdon të mbetet një ikonë në hip hop, projekte të cilat kanë bërë bujë gjithnjë te publiku.

Megjithatë, pritet të shihet se çfarë do të sjellë në këtë album të ri përmbyllës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat