Rina mesazh të fortë për njerëzit me probleme emocionale

Mediale Vip

Rina mesazh të fortë për njerëzit me probleme emocionale

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 06:27
Rina Balaj

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, këngëtarja e mirënjohur Rina Balaj, ka folur dhe ka dhënë një mesazh tepër të fortë për të gjithë personat që kanë probleme emocionale.

Ajo shprehet se nëse një person vuan për diçka, asnjëherë nuk duhet të torturojë veten por duhet ta shprehi atë se çfarë ndjen, qoftë me motrën, vëllain por dhe nëse raporti me to nuk është aq i afërt, të paktën të shprehesh me veten.

‘Mos të dalësh është më e mira. Mos me dalë nëpër klube. Kur ti je keq nuk të kalon duke dal, duke pirë alkol, duke bërë skena, nuk të kalon!

S’je duke e qetësuar veten me një fjalë.Nuk ka asgjë që nuk kalon, me të vërtetë nuk ka asgjë të papërballueshme.’- ka thënë Rina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat