Kledi Kadiu rikthehet në 'Verissimo', flet për sëmundjen e të birit

Mediale Vip

Kledi Kadiu rikthehet në 'Verissimo', flet për sëmundjen e të birit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 20:37
Kledi Kadiu

Kledi Kadiu është rikthyer në ‘Verissimo’. "Nuk ka asgjë më të veçantë se të bëhesh baba në jetën e një burri". Ish-balerini u emocionua përballë Silvia Toffanin duke folur për familjen e tij. Në vitin 2016 ai u bë baba i Léa-s dhe dy vjet më vonë u martua me partneren e tij Charlotte Lazzari, gjithashtu balerinë. Më pas në gusht 2021 vjen Gabrieli, i lindur me një sëmundje të rëndë: «meningoencefalit».

Vetëm vitin e kaluar Kledi mundi të flasë në rrjetet sociale për sëmundjen e fëmijës së tij të dytë.

Dhe së fundmi ai foli sërish për këtë: “Gëzimi i tij për të jetuar më jep forcë. Charlotte është nëna, ajo është shtylla e shtëpisë dhe Lea është një motër e madhe fantastike. Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë, por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara.”-rrëfeu ai.

“Gabrieli është i vendosur, një luftëtar, si unë”, vijon koreografi, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si  ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.

"Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat."

Sot i vogli është 2 vjeç e gjysmë dhe Kledi ka treguar në rrjetet sociale pak kohë më parë se çfarë ka ndodhur. “Pas lindjes së tij filloi një kalvar që na vuri vërtet në prove” – tha Kledi në Instagram. Gabrieli mbijetoi dhe pasi rihapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, vuri të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo fatkeqësi e keqe”. Më pas, ai shtoi: “Ai duhej të përballej një muaj e gjysmë në terapi intensive dhe shumë e shumë teste. Sot nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht në neuroplasticitetin, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, në qëndrueshmërinë dhe në dashurinë si stimuli më i mirë për të mësuar".

*Meningoencefaliti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të vdesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat