Situatë komike në BBVA, Julian Deda vesh reçipetat e Merit dhe iu vardiset meshkujve të shtëpisë

Mediale Vip

Situatë komike në BBVA, Julian Deda vesh reçipetat e Merit dhe iu vardiset meshkujve të shtëpisë

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 09:51
Juli

Në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP Albania 3, ku çdo cep mund të transformohet në arenën e argëtimit, banorët kanë qenë dëshmitarë të një episodi të papritur qesharak.

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, ka zgjedhur të vendosë buzëqeshjen në fytyrat e banorëve duke krijuar një situatë komike që do të mbahet mend për kohë të gjatë.

Situata filloi të marrë formë kur Juli, vendosi të bëjë një shaka duke “vjedhur” reçipetat e Merit, astrologes së shtëpisë.

Në një veprim qesharak dhe me ndihmën e Meritonit, Julian vendosi t’i veshë ato reçipeta, duke i shtuar më tej një mbulesë transparente për të kompletuar “kostumin” e tij të improvizuar.

Pamja e tij e re bëri që banorët të shpërthenin në të qeshura. Kjo skenë e papritur bëri që shtëpia e Big Brother të mbushej me zëra të të qeshurave, duke sjellë një moment lehtësimi dhe komik për të gjithë banorët.

Big Brother VIP Albania 3 përndryshe do të ketë të eliminuarin e radhës këtë të shtunë, i cili do të jetë njëri prej tre të nominuarve që këtë javë janë: Ilnisa, Gazmendi dhe Meri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat