Angelina Mango fiton `Sanremo 2024`

Mediale Vip

Angelina Mango fiton `Sanremo 2024`

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 07:53
Angelina Mango

Angelina Mango, me "La noia" u shpall fituese e Festivalin të `Sanremos 2024`. Në vendin e dytë u rendit Geolier me "I p`me tu p`te", e treta Annalisa me "Sinceramente".

Të tre vendet e para u fituan nga artistë që përfaqësojnë gjeneratat e reja të muzikës dhe tendencat e tregut.

“Faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit”, tha artistja 22-vjeçare pas fitores, vajza e Pino Mango dhe Laura Valente, përmes lotëve. Angelina Mango do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2024 , i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 11 maj në Malmo të Suedisë.

Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që një grua fiton festivalin e Sanremos. E fundit ishte Arisa fitoi me Controvento e cila u shpall fituese në vitin 2014.

Festivali i 74 i Sanremos u zhvillua në Teatrin Ariston në Sanremo nga data 6 deri më 10 shkurt me dirigjimin dhe drejtimin artistik , për të pestin vit radhazi, që të dyja iu besuan Amadeus. Ky i fundit i dha mbrëmjen e djeshme lamtumirën Sanremos, ndërsa bashkëprezantoi me mikun e tij, Firoellon.

Finalja e ngjarjes më të madhe të muzikës italiane u përcoll për publikun  gjatë mbrëmjes së të shtunës në kanalin e RTSH1. Tre netët e para të festivalit u transmetuan në kanalin RTSH 2 dhe u moderuan nga  gazetarët Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat