Tom Cruise zyrtarisht në lidhje me rusen 25 vite më të re

Mediale Vip

Tom Cruise zyrtarisht në lidhje me rusen 25 vite më të re

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Tom Cruise dhe

Tom Cruise po ‘afrohet’ me rusen Elsina Khayrova dhe rregullisht kalon netët në banesën e saj në Londër, kanë thënë miqtë për MailOnline.

Cruise, 61 vjeç dhe Elsina Khayrova, 36, të dy morën pjesë në një darkë të mrekullueshme gala javën e kaluar në mbështetje të bamirësisë së Ambulancës ajrore të Londrës në hotelin me pesë yje Raffles, ku Princi William ishte mysafir nderi.

Cruise dhe e dashura e tij e re mbërritën në event vecc e vecc, por miqtë thonë se ata kanë kaluar gjithnjë e më shumë kohë së bashku.

Një burim i tha MailOnline se çifti tashmë janë zyrtarisht bashkë: “Në rrethin e Elsinës dihet se ajo dhe Tom tani janë çift. Javët e fundit janë afruar shumë, por janë shumë të kujdesshëm që të mos fotografohen bashkë sepse duan të ruajnë jetën e tyre private.

Tom e kalon natën në banesën e Elsinës, e cila, siç mund ta imagjinoni, është një vend shumë i bukur. Ata kënaqen me shoqërimin dhe pavarësisht nga pasuria e tyre, ata bëjnë shumë nga gjërat që bëjnë çiftet normale”.

Burimi zbuloi se dyshja kanë drekuar edhe privatisht në restorante të ndryshme luksoze në Londër dhe gjithashtu kanë shijuar shëtitjet së bashku të maskuar në Hyde Park, që është afër shtëpisë së Elsinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat