Graciano refuzon të bëjë punët e shtëpisë: Kam nevojë të marr kohën time për goditjet e shëmtuara që m’u bënë

Mediale Vip

Graciano refuzon të bëjë punët e shtëpisë: Kam nevojë të marr kohën time për goditjet e shëmtuara që m’u bënë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 18:56
Graciano

Graciano refuzoi të bënte punët e shtëpisë sot, duke kërkuar kohë të marrë veten nga goditjet që i kanë bërë banorët e tjerë, sikurse ai i quan.

Ai debatoi me lideren e shtëpisë, Vesën, dhe i bëri të ditur se nuk do të bëjë asgjë.

Graciano: Kam nevojë të marr kohën time nga goditjet e shëmtuara që m’u dhanë dje, kështu që nuk prek gjë me dorë sot

Vesa: Ti ke inatin e komentit tim që bëra për Lisin dje

Graciano: Mos e kalo me inat

Vesa: Jo, ti po e kalon me inat

Graciano: Kam nevojë të marr kohën time për goditjet e shëmtuara dhe të shpifura që mora dje nga shumë persona

Vesa: Që nga momenti që ke hyrë në shtëpi, vetë i ke kërkuar goditjet

Graciano: Nuk dua as të diskutoj, as të debatoj, po të jap një arsye se përse nuk mundem të bëj dot punë sot

Vesa: Në rregull, është dita ime e fundit si liderë

Graciano: Jo, nuk po ta bëj nga inati fare

Roza: Si do duket Fatjoni si lider?

Vesa: Do të jetë shumë i rreptë. Unë ju falënderoj se i keni kryer punët në mënyrën e duhur dhe maksimale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat