Kartolinën më të bukur të Shën Valentinit na e dhuruan Einxhel, Dagz dhe Trev

Mediale Vip

Kartolinën më të bukur të Shën Valentinit na e dhuruan Einxhel, Dagz dhe Trev

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:38
Einxhel dhe Dagz

Shën Valentini, festa e të dashurisë, bëri që Instagrami dje të mbushej me foto e video mjaft të bukura, sidomos nga personazhet e njohur, që ndanë edhe dhuratat apo momentet emocionuese të ditës. 

Këtë e ka bërë edhe Einxhel e Dagz, një nga çiftet më të preferuar të publikut, që kanë ndarë me ndjekësit e tyre ndoshta kartolinën më të bukur të festës. 

Kështu, çifti tregojnë se po e shpenzojnë Shën Valentinin në shtëpi, në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të Trev, ndërsa fotoja është bërë menjëherë pasi vogëlushi i tyre është larë dhe janë duke festuar "Një Valentin me flluska"... 

Image
Einxhel, Dagz dhe Trev

Që kur kanë vendosur të ndajnë Trev me portret, ai është shëndrruar në protagonistin e rrjeteve të tyre sociale, ndërsa edhe këtë kartolinë ai e ka bërë më të bukurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat