Mbiemri i ri i familjes së Meghan dhe Harry thyen traditën e lashtë mbretërore

Mediale Vip

Mbiemri i ri i familjes së Meghan dhe Harry thyen traditën e lashtë mbretërore

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 10:11
Meghan Markle dhe Princ Harry me fëmijët e tyre

Mbiemri i ri i princit Archie dhe princeshës Lilibet thyen një traditë të lashtë mbretërore që daton nga viti 1964.

Më 13 shkurt, princi Harry dhe Meghan Markle hapën faqen e tyre zyrtare me një emër të ri, Sussex.com, në të cilën ata përdorin titujt e tyre mbretërorë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, si dhe stemën zyrtare mbretërore.

Faqja e internetit zëvendëson Archewell.com dhe përmban gjithashtu emrat e fëmijëve të tyre të prezantuar si Archie dhe Lilibet Sussex.

Të vegjlit kishin më parë mbiemrin Mountbatten-Windsor, duke ruajtur prej dekadash traditën që thotë se pasardhësit mbretërorë mbajnë mbiemrin Mountbatten-Windsor.

Përjashtim bëjnë ata që gëzojnë titullin “Madhëria e tij/saj” apo “Princ/Princeshë” si dhe pasardhëset që martohen.

Harry dhe Meghan morën mbiemrin Sussex për fëmijët e tyre pas kurorëzimit të mbretit Charles III në maj 2023. Sipas një burimi për The Times, mbiemri “përfaqëson bashkimin e tyre”.

Princi Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore në fillim të vitit 2020. Atyrë iu lanë titujt Dukë dhe Dukeshë, por u vendos që nuk do t’i përdornin pasi nuk janë më anëtarë të familjes që ushtrojnë funksione.

Archie dhe Lilibet i morën titujt Princ dhe Princeshë pasi Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në shtator 2022 dhe gjyshi i tyre, Charles u kurorëzua mbret.

Pas pagëzimit të Lilibet në mars 2023, u konfirmua se dy fëmijët e Harry dhe Meghan kishin marrë titujt mbretërorë Princ dhe Princeshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat