Si ‘dy pika uji’ Anna Lika poston pamjet e rralla me të ëmën e ndjerë, ja dedikimi prekës

Mediale Vip

Si ‘dy pika uji’ Anna Lika poston pamjet e rralla me të ëmën e ndjerë, ja dedikimi prekës

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 10:22
Anna Lika poston pamjet e rralla me të ëmën e ndjerë

Ishte darka e krishtlindjes, kur aktorja Anna Lika bëri publik lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së saj.

Por mesa duket çdo ditë e më shumë bëhet më e vështirë për të që të përballet me këtë realitet të dhimbshëm.

Në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram’ ajo ka ndarë me ndjekësit një video me kujtimet me të bukura të fëmijërisë me të ëmën të cilën e shoqëron me dedikim prekës ku shprehet se e ndjen shumë mungesën e saj dhe e ka të vështirë ta pranojë humbjen e saj.

“Është e vështirë të pranosh se jeta është edhe kjo…”, shkruan Anna Lika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat