Motra e Rita Orës e befason këngëtaren duke iu shfaqur befasishëm në TV gjatë intervistës

Mediale Vip

Motra e Rita Orës e befason këngëtaren duke iu shfaqur befasishëm në TV gjatë intervistës

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:41
Elena e befason Ritën

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Today”, ku ka hapur zemrën për jetën dhe karrierën e saj para prezantueses Hoda Kotb.

Një moment i papritur ka ndodhur gjatë intervistës, kur motra dhe menaxherja e saj, Elena, ka dalë papritur në ekran.

“Prit një minut, ajo është në televizion? Çfarë po ndodh? Nuk e di se çfarë po ndodh?”, tha Rita.

“E di, unë thjesht jam në TV. Kështu që, ja ku jam, më në fund duke të shikuar ty dhe ju vajza po bëni punë të mirë”, iu përgjigj motra e saj Elena, teksa u shfaq në ekran me një mikrofon në dorë.

Më pas, Rita foli për lidhjen e ngushtë që dy motrat kanë me njëra-tjetrën, duke vlerësuar ndihmën e madhe që ajo i jep si menaxhere e saj, që nga fillimi i karrierës.

“Ajo ka qenë me mua që në fillim. Është një lidhje familjare, ne mundohemi të mbajmë një ekip të ngushtë familjar. Ajo është dy vite më e madhe se unë dhe vazhdon të më këshillojë çdo ditë”, tha Rita Ora, shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që merr nga motra e saj.

Rita përndryshe është fëmija i dytë në familje pas Elenës, dhe dy motrat kanë edhe një vëlla më të vogël, të quajtur Don.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat