Dua Lipa është një ndër këngëtaret shqipatare me famë botërore, e cila po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.
Së fundmi gjatë një interviste për emisionin “The Graham Norton Show” ka rrëfyer sakrificat që ajo ka kaluar për tu bërë këngëtare.
Pasi kishin emigruar nga Kosova drejt Mbretërisë së Bashkuar, at ai rikthyen edhe njëherë në vendin e lindjes për shkak të disa problemeve që ishin në Ballkan.
Mirëpo Dua në moshën 15-vjeçare vendosi që të rikthet në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj që të bëhet një këngëtare dhe të njihej në të gjithë botën.
“U ktheva në Londër nga Kosova vetëm kur isha 15 vjeçe sepse kishte më shumë mundësi në muzikë në Londër. Ishte një kohë e mire. Jam shumë pranë prindërve të mi, të cilët më besuan shumë, ndaj isha sa më mirë. Familja ime më mbështet në të gjitha çmenduritë”, tha Dua Lipa.