Thashethemet për ndarje: Pas Fedez, flet edhe Chiara

Mediale Vip

Thashethemet për ndarje: Pas Fedez, flet edhe Chiara

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 16:54
Fedez dhe Chiarra

Chiara Ferragni ka dhënë një intervistë për “Corriere Della Sera” dhe për martesën foli pak pa i shpëtuar dot pyetjes.

E qeshur, me unazën e martesës në gisht dhe me shpresën se gjërat do bëhen më mirë, kështu u prezantua Ferragni nga gazetarët në intervistën e fundit.

Kur u pyet pse i ka kaluar fundjavat e fundit pa bashkëshortin ajo u përgjigj:

“Edhe herë të tjera nuk ka qenë aty. Por ka shumë raste që është. Gjithsesi, ai është bashëshorti im dhe sipas mendimit tim,në situata të vështira është më mirë që gjërat të mbeten mes çiftit”.

Këmbënguljen e gazetarëve mbi këtë temë, Chiara e vulosi duke thënë se prioriteti i saj është të mbrojë familjen dhe fëmijët.

“Kushdo mund të thotë çdo gjë për ne. Fundja, çdo gjë ne bëjmë përflitet. Për mua rëndësi ka të bëj gjënë e duhur duke i mbajtur problemet tona për vete.

Kjo intervistë e Chiaras është e para që prej krizës që thuhet se ka kapluar çiftin dhe sipas medias së njohur, ajo qëndroi e qeshur gjatë gjithë kohës dhe u duk sikur po fshhihte ndjenjat e vërteta. Por kjo temë për të duket se u mbyll për ca kohë, deri kur kriza të marrë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat