Nga humbja e babit, problemet financiare dhe largimi drejt Italisë, rrëfimi emocionues i Eglës: Do të doja ta shihja të plakur

Mediale Vip

Nga humbja e babit, problemet financiare dhe largimi drejt Italisë, rrëfimi emocionues i Eglës: Do të doja ta shihja të plakur

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 00:01
Egla

Egla, njëra prej banoreve më dinamike të Big Brother VIP3, ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës.

Në linjën e jetës, ajo tregoi se babi i ka ndërruar jetë në një moshë të re, duke lënë jetime atë dhe dy vëllezërit e saj.

Egla se humbjen e tij e ka përjetuar vërtetë keq. Si i vetmi person që sillte bukën në shtëpi, aktorja tha se me largimin e babit nga jeta, familja ka vuajtur urinë. Madje ajo rrëfeu se i vëllai shkonte në shkollë me këpucët e mamit.

“Ime më mbeti e ve në moshën 38-vjeç. Unë sapo kisha mbushur 18-vjeç. Në shtëpinë time mungoi im atë fare pa pritur. I ra hemorragji cerebrale dhe vdiq papritur në moshën 48-vjeçe. Do të doja vetëm të dija si mund ta kishte fytyrën tani, doja të shihja sim und ta kishte fytyrën tani. E shoh ndonjëherë në ëndërr me fytyrën që kishte pasur atëherë, nuk e imagjinoj dot si mund të ishte tani. Unë nuk kam shumë fotografi në duar sepse jam shpërngulur shumë në jetë dhe na kanë humbur shumë gjëra. Babi ishte i vetmi që sillte bukën në shtëpi, kemi vuajtur urinë. Beku, i vogëli, mbaj mend që shkonte në shkollë me këpucët e mamit. Pas vdekjes së babit, unë isha dorëzuar, po e përjetoja shumë keq. Mami më aktivizon kaçurrelat duke thënë se unë nuk futem dot në Akademinë e Artit. Për herë të parë në jetën time vesha një fustan. Ai ishte portokalli, e kam blerë me lekë borxh, ishte i gjatë me ca lule verdhacuke, hera e parë që u vesha si vajzë. Konkurrova me një poezi të Çajupit, “Moj Mike” dhe kur dalin përgjigjet kam fituar e para”- tha Egla.

“Do doja që babi të kishte rritur vllezërit, t’i mësonte shumë gjëera atyre. Do doja që ta kisha afër, ti shihja rrudhat. Ta shihja teksa plakej. Të shëtisnim bashkë, shumë gjëra”, tha Egla.

Kushtet e vështira për tu rritur, mungesa e elementëve më bazikë por edhe ëndrra për aktrimin e shtynë atë të emigronte drejt Italisë.

Pas këtij rrëfimi emocionues, banorja e Big Brother VIP, u takua me mamanë e saj.

Një përqafim emocionues mes tyre, por shoqëruar me shaka dhe batuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat