Aktorja Hannah Waddingham në tepihun e kuq shkon me çantë dore nga kartoni

Mediale Vip

Aktorja Hannah Waddingham në tepihun e kuq shkon me çantë dore nga kartoni

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 10:54
Hannah Waddingham

Aktorja britanike, Hannah Waddingham, dukej po aq e gëzuar si gjithmonë për çmimet SAG 2024.

Por pamja e yllit të Ted Lasso në tapetin e kuq kishte një aksesor shtesë të veçantë që ajo nuk e ka pasur me vete për asnjë shfaqje tjetër çmimesh deri më tani.

Bëhet fjalë për një çantë dore që ishte punuar me dorë nga vajza e saj.

Waddingham, 49 vjeç, mbante me vete një çantë kartoni për ceremoninë e së shtunës mbrëma, dhe ajo ishte e zbukuruar me shumë ngjyra ylberi. Gjithashtu kishte fjalën “epike” të shkruar në të – fjala e përsosur për të përshkruar pamjen e aktores Tony Ward Couture për natën.

Fustani i saj me ngjyrë të kuqe që i vinte në pah shpatullat përmbante një të çarë deri në kofshë, dhe ajo e kishte aksesuar vetëm me disa bizhuteri në mënyrë që të mos shpërqendrohej nga çanta e saj e mrekullueshme, shkruan People.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat