Aktori i Hollywood-it zbarkon në Prishtinë, prezanton projektin e tij për film për luftën në Kosovë

Mediale Vip

Aktori i Hollywood-it zbarkon në Prishtinë, prezanton projektin e tij për film për luftën në Kosovë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Louis Mandylor ka arritur në Prishtinë.

Aktori dhe regjisori, i njohur për disa filma të famshëm në industrinë e „Hollywood“, Louis Mandylor ka arritur në Prishtinë.

Vizita e Mandylor në Prishtinë ndërlidhet me planet për bërjen e një filmi që për temë ka luftën në Kosovë.

Media ka siguruar pamje të aktorit dhe regjisorit të njohur i cili tashmë ndodhet në Prishtinë bashkë me ekipin e tij dhe producentin ekzekutiv.

Në ora 11:00 Mandylor pritet të mbajë një konferencë për media ku do të prezantojë projektin e tij për një film që për temë ka luftën në Kosovë.

Pjesë e kastit të filmit, përflitet të jetë edhe aktori i njohur britanik për rolin ikonik të Boyka’s, Scott Adkins.

Për Mandylor, ky nuk do të jetë filmi i parë i tij me histori shqiptare. Australiani në vitin 2019 luajti në filmin „The Brave“, që në qendër të tij kishte Lazaratin.

Krahas tij, në këtë film „hollywood’ian“ për bandat e drogës në Shqipëri, luajtën edhe disa aktorë shqiptarë. Veçse për dallim nga „The Brave“ ku Louis Mandylor u paraqit si aktor me rol kryesor, në filmin për luftën në Kosovë ylli i Hollywood’it do ta marrë përsipër regjinë e tij.

Buxheti për realizimin e këtij filmi parashihet të jetë milionësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat