Ish-misi Drenusha Latifi qan, rrëfen dhunën fizike dhe publikon dëshmitë

Mediale Vip

Ish-misi Drenusha Latifi qan, rrëfen dhunën fizike dhe publikon dëshmitë

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 15:17
Drenusha Latifi

Ish-misi i Kosovës, Drenusha Latifi, sërish ka folur në studion e Kosova Today për dhunën që e ka përjetuar nga bashkëshorti i parë, i cili dje kishte mohuar akuzat e saj në po të njëjtën studio televizive.

Latifi tha se gabimi i madh i saj në raport me rastin që i ka ndodhur është mosraportimi i rrahjeve në polici.

Ndër tjera ajo ka shtuar se ish-bashkëshorti e kishte rrahur edhe në prani të nënës së saj, në studio i ka shfaqur edhe disa fotografi nga dhuna që kishte përjetuar.

“Kjo fotografi është kur e kam bërë kur ishim në Sarandë fatmirësisht fëmijët këtë nuk e kishin bërë”.

“Unë e kam pasë shumë të vështirë të flasë për këtë temë dhe për atë i kam ikur kësaj gjëje edhe për atë ndoshta nuk kam shkuar në polici, ndoshta aty ka qenë gabimi im më i madhi”, ka thënë Latifi e cila edhe ka qarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat