A është në lidhje dashurie? Ja si i i përgjigjet ndjekësit Vesa Vllasaliu

Mediale Vip

A është në lidhje dashurie? Ja si i i përgjigjet ndjekësit Vesa Vllasaliu

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:12
Vesa Vllasaliu

Vesa Vllasaliu po vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-konkurrentja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës së saj përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

“A ke të dashur?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.

Bukuroshja nga Gjilani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se dëshiron ta mbajë për vete.

“A kam a nuk kam, nuk ka lidhje. Është diçka që dua ta mbaj private”, u përgjigj ajo.

Image
Komenti i Vesa Vllasaliut

E njëjta mori vëmendje të madhe gjatë BBVK 2 pasi zbuloi historinë me ish-partnerin, futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo tha se shoqja e ngushtë ia ka marrë burrin, duke treguar edhe disa detaje të tjera gjatë lidhjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat