“Motiv i jetës time” – koncert madhështor i Alban Skenderajt në stadiumin e Tiranës

Mediale Vip

“Motiv i jetës time” – koncert madhështor i Alban Skenderajt në stadiumin e Tiranës

Më: 1 mars 2024 Në ora: 11:48
Alban Skenderaj

Alban Skenderaj do të mbajë koncert madhështor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 6 qershor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi të gjatë në Instagram, ku ka falënderuar adhuruesit e muzikës së tij për mbështetje përgjatë rrugëtimit të tij.

Ai ka zbuluar se gjatë koncertit do të ketë shumë supriza të cilat mezi po pret t’i ndajë me publikun.

Biletat për këtë koncert të karrierës së tij veç kanë nisur të shiten, madje sipas Albanit, interesimi është shumë i madh.

Postimi i plotë:

“Motiv i jetës time”.

Ishte viti 2004 kur gjithçka nisi me një refren që sot nuk është vetëm i imi por i të gjithëve.

20 vite muzikë nga takimi jonë i parë kaluan si një përplasje qepallash!

Nderkohë, midis muzikës ne bashkë jemi lidhur, kemi kënduar, kemi qeshur, kemi qarë, kemi rënë dhe jemi ringritur.

Sot, në këtë moment që po shkruaj keto fjalë ndjej sa krenari dhe mirënjohje të madhe sepse asgje që kam arritur në muzikë dhe në jetë nuk e marr për të mirëqënë!

Mirënjohje fillimisht ndaj Zotit, familjes dhe ndaj jush që në heshtje dhe besnikë, më keni dhuruar mbeshtetje dhe motiv për të mos u ndalur!

Është koha për ne të ënderrojmë e fluturojmë dhe njëherë në majat më të larta sëbashku!

Me sinqeritet dhe bindje të plotë mund t’ju them se ky koncert do të jetë maksimumi i asaj që unë mund t‘ju ofroj! E gjithë qenia ime si artist dhe si njeri e derdhur në një natë të vetme!

Një Mega Show ku emocionet, arti dhe spektakli do të shkrihen në një trup të vetëm!

Sa shumë surpriza që mezi pres t’i ndaj me ju!

Do ju mbaj të informuar në vazhdim mbi çdo detaj.

Ndërkohë të dashur miq shënojeni datën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat