Konfirmoi një lidhje dashurie dhe më pas tha se është beqare, Arta Kabashi flet sërish

Mediale Vip

Konfirmoi një lidhje dashurie dhe më pas tha se është beqare, Arta Kabashi flet sërish

Më: 4 mars 2024 Në ora: 10:04
Arta Kabashi

Arta Kabashi ka qenë një nga emrat më të komentuar këto ditë në media e faqet rozë.

Ajo është komentuar për jetën private pasi konfirmoi se është në një lidhje dashurie.

Më pas u tha se personi që ia ka rrëmbyer zemrën është aktori Blerim Destani, gjë të cilën e mohoi menjëherë.

E ftuar në “E diell”, ish-banorja e Big Brother është pyetur sërish për këtë.

E njëjta në program tha se është beqare dhe se lajmet që kanë qarkulluar nuk janë të vërteta.

“Nuk ka lidhje fare. E ceka edhe më herët, unë jam single. Ka qenë një lajm i rremë. E kam cekur që me Romeon nuk e kemi mentalitetin, më duhet një mashkull shumë më i pjekur se unë që të më tërheq”, u shpreh ajo.

Arta tutje tha: “Aty brenda Romeo është një ndër personat që jam kënaqur dhe e kam konsideruar shok njëmend”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat