Gani Germia zbulon personin që e zhgënjeu: Ia lashë amanet të shkojë te nëna ime, por nuk e bëri

Mediale Vip

Gani Germia zbulon personin që e zhgënjeu: Ia lashë amanet të shkojë te nëna ime, por nuk e bëri

Më: 5 mars 2024 Në ora: 17:33
Gani Germia

Gani Germia ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” ku shpalosi gjithçka rreth jetës së tij para dhe pas Big Brother.

Ai rrëfeu eksperiencën e tij dhe tregoi se rrugës kishte hasur edhe zhgënjime nga një banor, personin të cilin e kishte konsideruar shok që nga fëmijëria.

“…Kur doli Azemi i lashë amanet të shkojë dy minuta te nëna ime dhe t’i thotë se gjithçka po shkon mirë sepse e kisha me merak, por ai nuk i kishte pasur dy minuta kohë për mua dhe kur bëhet fjalë për nënën nuk ma ndërron mendimin askush për një person…”, tha Ganiu.

Mes tjerash, ai u shpreh i gatshëm të hyjë sërish në Big Brother Vip.

“…Ndoshta pas një viti do hyja prapë, për momentin jo sepse kam nevojë ta marrë veten, por tek Bigu i Kosovës as vijë ajrore nuk i bi më…”, shtoi ai.

Ndërkohë, Ganiu u shpreh mirënjohës dhe i lumtur që e ka njohur një shoqe si Brikena e cila ka ngritur zërin gjithmonë për të dhe ai e vlerëson si një person të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat