Natalie Portman dhe Benjamin Milipent ndahen pas 11 vitesh

Mediale Vip

Natalie Portman dhe Benjamin Milipent ndahen pas 11 vitesh

Më: 9 mars 2024 Në ora: 09:37
Natalie Portman dhe Benjamin Milipent

Natalie Portman dhe Benjamin Milipent kanë finalizuar divorcin e tyre pas tetë muajsh.

Ylli i “Black Swan” ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj disa muaj më parë, ndërsa një burim i afërt i tyre ka thënë për People se tashmë, zyrtarisht janë ndarë.

Çifti ishte i martuar prej 11 vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, Alef 12-vjeçar dhe Amalia 7-vjeçare. Arsyeja e ndarjes së tyre dyshohet se ishte një 25-vjeçare, e quajtur Camille Etienne, me të cilën Milipent thuhet se e kishte tradhtuar Natalie Portman në qershor 2023.

Çifti u divorcua për herë të parë në vitin 2022, por menjëherë pas kësaj ata donin t’i jepnin martesës së tyre një shans të dytë, për hir të fëmijëve të tyre.

Megjithatë, pas zbulimeve në lidhje me lidhjen e supozuar jashtëmartesore të Benjamin Milipent, Natalie Portman vendosi dhe bëri kërkesë për divorc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat