Stresi: Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time

Mediale Vip

Stresi: Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time

Më: 10 mars 2024 Në ora: 23:56
Stresi

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi, ka bërë një postim përpara fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ai ka publikuar një bisedë me nënën e tij, përmes së cilës zbulon se do të agjërojë këtë vit..

I njëjti thekson se nuk e ka praktikuar, por që beson çmendurisht në Allah.

“Feja ime është Islami, por nuk mund të them që e kam praktikuar por besoj çmendurisht në Allah. Do agjëroj dhe do të lutem për familjen time”, thotë në postim artisti.

Ylli i famshëm tutje shtoi: “Për të gjithë njerëzit që e kanë zemrën e bardhë. Për të gjithë ata njerëz të mirë që më rrethojnë. I madhi Zot qoftë me ju dhe ishalla i dëgjon lutjet tona”.

Në ndërkohë, edhe personazhe të tjerë të famshëm kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të këtij muaji.

Sivjet, Ramazani fillon në mbrëmjen e 10 marsit dhe do të zgjasë deri më 9 prill. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat