“A ke bërë seks me Ilnisa Agollin në “BBVIP”? Banorët ngacmojnë çiftin, ja çfarë tha Meriton Mjekiqi

Mediale Vip

“A ke bërë seks me Ilnisa Agollin në “BBVIP”? Banorët ngacmojnë çiftin, ja çfarë tha Meriton Mjekiqi

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:52
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë përfolur nga banorët e Big Brother Vip se kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë. Ndërkohë ditën e sotme, moderatori është vënë përballë këtij “fakti” nga disa mesazhe anonime që banorët kishin shkruar për njëri-tjetrin.

“Meriton pse trembesh nga Jetmiri në dush kur ke bërë seks me Ilnisën në BBV”, i kishte komentuar një nga banorët.

Por Meritoni e mohoi se ka kryer marrëdhënie me gazetaren, teksa iu drejtua banorëve “turp e ulët”. Ndërsa kërkoi që të kenë respekt për familjen dhe vajzën e saj.

“Na trego ditën, orën kur kemi bërë ne seks sepse nuk po e di. Apo ndoshta ke qenë duke na mbajtur bishtin. Turp, e ulët. Të paktën të keni respekt për familjen e Ilnisës, vajzën e saj që kupton gjithçka, është turp kjo që keni bërë”, shprehet moderatori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat