Qielli ndizet nga fishekzjarrët në BBV3! Ledjona feston ditëlindjen, merr dhuratat e çuditshme nga banorët

Mediale Vip

Qielli ndizet nga fishekzjarrët në BBV3! Ledjona feston ditëlindjen, merr dhuratat e çuditshme nga banorët

Më: 19 mars 2024 Në ora: 12:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Ledjona feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë së BBV3.

Ajo e ka pritur në orën 00:00 me banorët e tjerë, ku u suprizua pa masë kur qielli filloi të ndriçohej nga fishekzjarret. Ledjona shihej e emocionuar ku disa banorë e takuan dhe i uruan ditëlindjen.

Gjithashtu nuk munguan as dhuratat. Roza i dhuroi Ledjonës disa bizhu të sajat, ku kësaj të fundit iu bë qejfi pa masë dhe e falënderoi për këtë dhuratë të bukur.

Meritoni dhe Ilnisa kanë zgjedhur të bëjnë shaka me Ledjonën, duke i dhuruar një kupë kafeje bosh, ndërsa Juli për humor i dha një kruajtëse veshësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat