Turi i David Dreshaj u prit mjaft mirë edhe te besimtarët dhe artdashësit e huaj

Mediale Vip

Turi i David Dreshaj u prit mjaft mirë edhe te besimtarët dhe artdashësit e huaj

Më: 20 mars 2024 Në ora: 15:20
David Dreshaj

Në të gjitha vendet dhe famulltitë shqiptare në Shqipëri e Kosovë e Mal të Zi me plot njerëz të mirë dhe plot fansa ai këndoi këngët e tij të albumit " Christamss EP".

E kemi fjalën për artistin David Dreshaj ku ka fituar tashmë edhe një simpati të madhe në këto vende ku predikohet mirësia dhe ka marrë mjaft duartrokitje nga njerëzit që i stërmbushën këto vende.

Duhet të themi se Davidi është artisti i parë shqiptar që ka bërë një tur të tij, ndërsa e veçanta ishte se ai tashmë ka fituar fansa të shumtë edhe të huaj pasi po përkrahet shumë edhe nga ndjekësit nga Mali i Zi pasi kur ishte në Tivar duke kënduar u prit në mënyrë madhështore apo të mos flasim për Ulqinin ku mori mjaft duartrokitje.

E nëse mendoni se Davidi këto ditë pas këtij turi të madh e të gjatë është duke pushuar e keni gabim pasi ai po punon për projekte të tjera të mëdha, ndërsa nuk mungojnë çdo moment oferfat për të kënduar gjithandej hitet dhe bashkëlunimet e tij që vazhdojnë të dëgjohen e pëlqehen kudo.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat