Chiara dhe Fedez shfaqen së bashku për ditëlindjen e djalit

Mediale Vip

Chiara dhe Fedez shfaqen së bashku për ditëlindjen e djalit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 10:48
Chiara dhe Fedez postuan të dy foto me fëmijët më vete pa ua treguar fytyrën

Leone, djali i madh i Chiara Ferragni dhe Fedez festoi dje 6-vjetorin e lindjes dhe kjo u bë arsyeja pse çifti u pa për herë të parë pas shumë javësh bashkë nën një çati.

Festa me tematikë personazhin vizatimor Sonic, i pati të gjitha detajet që i shkojnë për shtat festimit për fëmijët, ndërsa prania e të dyve në festë u vërtetua nga fotot qe publikuan në profilet përkatëse në Instagram.

Chiara dhe Fedez postuan të dy foto me fëmijët më vete pa ua treguar fytyrën, detaj ky që ra shumë në sy. Mediat e kanë shpjeguar këtë veprim të përbashkët si një shenjë e vështirësive që po kalon çifti aktualisht.

Problemet e tyre u konfirmuar edhe nga Ferragni së fundmi në një intervistë, ndërkohë u zbulua se Fedez nuk jeton më në shtëpinë e tyre, por është zhvendosur në qytetin ku është rritur.

Kjo festë vërtetoi edhe njëherë se çifti ende nuk ka një marrëdhënie të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat