Dhurata luksoze, Travis shpenzon më shumë se gjysmën e rrogës për Taylor

Mediale Vip

Dhurata luksoze, Travis shpenzon më shumë se gjysmën e rrogës për Taylor

Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:38
Taylor Swift dhe Travis Kelce

Futbollisti Travis Kelce, po bën gjithçka për të joshur partneren e tij superyllin, Taylor Swift. Ikona e futbollit duket i gatshëm të nxjerrë në pah emocionet dhe financat e tij në përpjekjen e tij për të fituar dashurinë e Swift.

Sipas ekspertes së stilit të jetës dhe kulturës pop, Valerie Greenberg, gjestet romantike të Kelce shtrihen shumë përtej fushës së futbollit, duke demonstruar një përkushtim të palëkundur ndaj Swift-it që nuk njeh kufij.

Përkushtimi i Kelces ndaj Swift-it duket se e ka futur atë në një fazë ekstravagance, e dëshmuar nga paraqitjet e tyre në vende elitare si Bird Streets Club në West Hollywood, të frekuentuar nga njerëz të famshëm si Leonardo DiCaprio dhe Timothee Chalamet.

Deklaratat e Kelce-s për dashurinë për Swift-in nuk kufizohen në daljet luksoze; ato gjithashtu marrin formën e dhuratave luksoze dhe arratisjeve ekstravagante ndërkombëtare, që vlerësohen në total rreth 8 milionë dollarë, një shumë mbresëlënëse që përbën më shumë se gjysmën e pagës së tij vjetore prej 14 milionë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat