“Ka një javë që më tallni e më bullizoni” – agravon debati mes Erjolës dhe Meritonit në Big Brother

Mediale Vip

“Ka një javë që më tallni e më bullizoni” – agravon debati mes Erjolës dhe Meritonit në Big Brother

Më: 1 prill 2024 Në ora: 08:51
Erjola dhe Meritoni

Situatat në Big Brother VIP Albania 3 veçse shkojnë e bëhen më të ashpra.

Një e tillë ka ndodhur së fundmi në mes të Meriton Mjekiqit dhe Erjola Doçit.

‘Lufta’ mes tyre nisi pasi prezantuesi kishte fshehur një arush të Ledjonës që ia kishte lënë Erjolës, e që më pas ajo iu hakmerr duke lagur me ujë jastëkun e tij.

Teksa moderatorja tenton vazhdimisht që t’ia marrë arushin, Meritoni nuk e lë dhe shihet duke lëvizur nëpër shtëpi.

“Më ke përqesh. Ka një javë që më tallni e më bullizoni. Ke një javë që tallesh, që kur ka dalë Ledjona. Sillu urgjentisht arushin. Këtu arushin po të them”, iu drejtua Erjola.

Në anën tjetër, Mjekiqi i tha: “Qetësohu, mos më prek. S’ke nevojë me më prek”.

Theksojmë që së fundmi nga ky format u përjashtua aktorja Egla Ceno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat