Videoja e dyshimtë e Eglës në Big Brother, reagon Fifi: Të dua kështu siç je

Mediale Vip

Videoja e dyshimtë e Eglës në Big Brother, reagon Fifi: Të dua kështu siç je

Më: 2 prill 2024 Në ora: 08:34
Egla Ceno dhe Fifi

Egla Ceno fillimisht u tha se u përjashtua nga Big Brother VIP Albania 3, ndërsa në shtëpi mbërriti ‘zarfi i zi’.

Aktorja e njohur kohëve të fundit pati disa përplasje me Meriton Mjekiqin, e mes tjerash shpesh u kritikua për veprimet e ofendimet që ka bërë brenda. Megjithatë, një video që u publikua ditën e djeshme në faqen zyrtare të Big Brother ka lënë vend për dyshime.

Duket se ajo nuk është larguar fare dhe se ka qëndruar në një ambient tjetër, larg konkurrentëve të tjerë. Sidoqoftë, pritet të shihet në spektaklin e së martës nëse kjo është e vërtetë, apo e gjitha ka qenë një lojë.

Përjashtimi i Eglës ndërkaq nuk u prit mirë nga fansat e publiku, meqë u cilësua si banorja që e meriton fitoren.

Për videon e re të Big Brother ka reaguar edhe Fifi, e cila thotë: “Të dua Egla Ceno, kështu siç je. Të dua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat