P.Diddy rikthehet në Instagram pasi policia ia bastisti pronat, çaktivizon komentet

Mediale Vip

P.Diddy rikthehet në Instagram pasi policia ia bastisti pronat, çaktivizon komentet

Më: 2 prill 2024 Në ora: 09:12
P.Diddy

Sean “Diddy” Combs është rikthyer në Instagram.

Artisti 54-vjeçar hyri në këtë rrjet social për nder të Pashkëve për të postuar një fotografi, pak ditë pasi policia ia bastisti pronat në Los Angeles dhe Miami mes akuzave për sulme seksuale dhe trafikim seksual.

Diddy ndau disa foto të vajzës së tij më të vogël Love, 17 muajshe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LOVE (@diddy)

“Gëzuar Pashkët nga Baby Love”, ka shkruar Diddy.

Krahas postimit të fotove të reja të vogëlushes Love, të cilën e ndan me Dana Tran, Diddy ka çaktivizuar edhe komentet në postimet e tij.

Gjatë muajve të fundit, ka pasur akuza të shumta në disa padi civile kundër Diddyt, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i ka mohuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat