Meritoni provon ta përqafojë Eglën për ditëlindje, ja si reagon ajo

Mediale Vip

Meritoni provon ta përqafojë Eglën për ditëlindje, ja si reagon ajo

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:39
Meritoni dhe Egla

Këtë vit aktorja Egla Ceno po e feston ditëlindjen në “Dhomën e Bardhë” në BBV ku po qëndron e izoluar prej 4 ditësh.

Ndërsa dy ditët e fundit i janë bashkuar edhe dy banorët e tjerë, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, të tre të ndëshkuar nga “Vëllai i Madh”, për degradimin e debateve në ofendime dhe prekje fizike.

Banorja ka uruar veten dhe më pas ka qenë Meritoni ai i cili ka shprehur gjithashtu dëshirën jo vetëm ta urojë por edhe ta përqafojë, ndonëse aktorja ka refuzuar.

Megjithatë moderatori nga Kosova ka marrë mikrofonin dhe e ka uruar përzemërsisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat