Fermerët rrëfejnë përjetimet e frikshme të tërmetit: Me një dorë mbaja djalin, me një dorë mbahesha nëpër shkallë

Mediale Vip

Fermerët rrëfejnë përjetimet e frikshme të tërmetit: Me një dorë mbaja djalin, me një dorë mbahesha nëpër shkallë

Më: 4 prill 2024 Në ora: 23:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa qëndrojnë së bashku në verandën e “Ferma VIP”, fermerët kanë ndarë përjetimet e tyre të tërmetit.

Çiljeta shprehet se për të tërmeti i Shtatorit ka qenë më i frikshëm sesa i Nëntorit.

“Më shumë kam përjetuar tërmetin e Shtatorit. Më është dukur fundi i botës. Toka nuk pushonte së tunduri. Një shtëpi ngjitur ikte kshu si dallgë. Ndërsa kur ra tërmeti i Nëntorit e parandjeva dhe për herë të parë vesha pizhame. Sa ka nisur zhurrma, pa filluar lëkundja kam marrë Fernandon në krahë dhe kam zbritur. Me një dorë mbaja djalin, me një dorë mbahesha, ndërkohë merrja dhe Albanin në telefon. Kam ikur deri tek TEG-u me makinë, por harrova cigaret. U ktheva prap në lagje i mora një komëshiu cigaret”, thotë Çiljeta.

Renisi ka treguar se e ka përjetuar keq tërmetin, pasi ka qenë në epiqendër.

“Unë kam qenë më në epiqendër. Isha në shtëpi, sa isha zgjuar nga gjumi drekës. Ndërsa tërmeti i Nëntorit ishte i frikshëm nuk mbaronte”, shprehet Renisi

Ndërsa Gloria shprehet se familja e saj e kishin harruar në dhomë dhe i’u desh të dilte vetë e frikësuar.

“Unë isha nga dhoma ime në cep, mami dhe babi kanë marrë vëllanë kanë dalë jashtë. Unë kam dalë nëpër shtëpi duke u mbajtur, më kishin harruar brenda”, tregon Gloria.

Ditea tregon se shumë prej personave që ndërruan jetë, ajo i njihte duke qenë se është nga Durrësi.

“Unë nuk isha në Durrës, isha në Lezhë. Në Durrës u bë shumë keq, ranë pallate. Ne njihnim edhe shumë persona që ndërruan jetë. Pati një lloj solidariteti ato ditë. Ishte si ndjesi lufte”, shprehet Ditea.

 “Unë isha në Londër kur ndodhën të dy tërmetet. Të familjes kanë heq tmerr”, thotë Albano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat