A ka bërë seks me Meritonin në shtëpi? Reagimi i Ilnisës lë vend për dyshime

Mediale Vip

A ka bërë seks me Meritonin në shtëpi? Reagimi i Ilnisës lë vend për dyshime

Më: 7 prill 2024 Në ora: 16:54
Meritoni dhe Ilnisa

Ilnisa Agolli ishte e ftuar ditën e sotme (e diel) në ‘Fan Club’ pas daljes nga Big Brother VIP.

Ajo ka folur për disa situata e çështje në shtëpi si dhe për raportin me Meriton Mjekiqin.

Një pyetje që trazoi rrjetin, u përmend edhe në studio, kur Ronaldo Sharka i tha se nuk ka asgjë të keqe që të kryejë marrëdhënie brenda shtëpisë, duke shtuar se nuk pret që ajo t’i përgjigjet.

Gazetarja zgjodhi të mos përgjigjet, por të buzëqeshë dhe të vijojë më tej bisedën në tema të tjera.

Dyshja nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë dhe gjatë kohës që ishin bashkë janë publikuar disa pamje e momente erotike të tyre.

Ilnisa u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother derisa po qëndronte në ‘dhomë të bardhë’ me Eglën dhe Meritonin.

Pritet të shihet nëse do ta vazhdojë edhe jashtë lidhja e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat