Dalja e Robertit/ Gloria nxjerr “zbuluar” produksionin

Mediale Vip

Dalja e Robertit/ Gloria nxjerr “zbuluar” produksionin

Më: 9 prill 2024 Në ora: 06:19
Gloria

Robert Berisha është larguar mbrëmjen e sotme nga formati i ‘Ferma VIP’, me ‘justifikimin’ që nuk mund të qëndronte më gjatë për shkak të mallit që kishte për vajzën e tij.

Pas largimit të Robertit, në shtëpi ka mbizotëruar heshtja, e ndërsa disa fermerë kanë nisur të komentojnë largimin e tij.

Teksa bisedonte me Dijonisin, Gloria ka nxjerrë zbuluar produksionin ‘padashje’.

Duke pretenduar se nuk është dëgjuar prej askujt ajo i ka thënë se Roberti ka qenë me kontratë vetëm për 2-3 javë.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Do ikim të gjithë…

Gloria: Ka qenë me kontratë 2-3 javë.

Dijonisi: Pse Roberti se ka patur deri në fund?

E më pas Gloria është përgjigjur jo, teksa fermeri ka mbetur paksa ‘i habitur’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat