Linda Halimi reagon për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: A kaq inat i keni marrë gratë?

Mediale Vip

Linda Halimi reagon për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj: A kaq inat i keni marrë gratë?

Më: 14 prill 2024 Në ora: 19:17
Artistja e njohur shqiptare, Linda Halimi

Artistja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka reaguar për vrasjen e 21-vjeçares nga Ferizaj e cila dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.

Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Halimi reagoi siç duket e revoltuar me rastin.

“Çka po ndodh? Çdo ditë dëgjoj për vrasjen e një gruaje në Kosovë! A kaq inat i keni marrë gratë? Vini në jetë nga një grua dhe vrisni nënat tuaja? Gratë tuaja? Motrat tuaja? Vajzat tuaja?”, u shpreh këngëtarja përmes postimit të saj.

“A e sheh në çfarë gjendje jemi ardhë si popull? A s’keni hiq turp?”, deklaroi mes tjerash.

Ngjarja e 21-vjeçares nga Ferizaj tronditi të gjithë, pasditen e së premtes.

I gjithë rasti kishte ndodhur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku ish-bashkëshorti i saj dyshohet se ka qëlluar drejt tashmë të ndjerës; i plagosur ka mbetur edhe vëllai i saj 15-vjeçar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka shqyrtuar ish-bashkëshortit të saj masën e paraburgimit prej një muaji. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat