Shakira befason të gjithë në Coachella, jep lajmin e madh

Mediale Vip

Shakira befason të gjithë në Coachella, jep lajmin e madh

Më: 15 prill 2024 Në ora: 08:18
Shakira

Shakira ka dhënë lajmin e madh të një turneu botëror gjatë paraqitjes së saj surprizë në festivalin e Coachella-s.

Këngëtarja kolumbiane befasoi turmën kur u ngjit në skenën e Coachellas gjatë performancës së DJ Bizarrap për të performuar këngën e tyre të re, La Fuerte.

Këngëtarja pikërisht në këtë festival dha lajmin e madh.

“Më në fund, ne do të shkojmë në turne. Duke filluar këtu, këtë nëntor në këtë qytet, mezi pres. Nuk mund të kërkoja më shumë”, potencoi ajo.

Shakira gjithashtu ka lansuar së fundmi albumin e saj më të ri “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Ky është albumi i 12-të në studio i këngëtares dhe i pari në shtatë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat