Orlando Bloom tregon se si Katy Perry e shtyn të bëhet ‘versioni më i mirë’ i vetes

Mediale Vip

Orlando Bloom tregon se si Katy Perry e shtyn të bëhet ‘versioni më i mirë’ i vetes

Më: 18 prill 2024 Në ora: 19:19
Orlando Bloom, Katy Perry

Aktori aktualisht është duke promovuar shfaqjen e tij të re, ‘Orlando Bloom: To the Edge’.

Orlando Bloom ka mbështetjen e Katy Perry dhe nuk denjon ta tregojë këtë.

‘Është inkurajuese... ne jemi të dy, mendoj, tifozë të njëri-tjetrit’, - tha Bloom për Perry.

Aktori i ‘Pirates of the Caribbean’ shtoi se pikërisht mbështetja e palëkundur që kanë për njëri-tjetrin, është çelësi që marrëdhënia e tyre gati 10-vjeçare është e përsosur.

‘Kjo na rrit të dyve. Mbështetja e saj është jashtëzakonisht e rëndësishme.’

Në fund të vitit të kaluar, Bloom bëri të njëjtën gjë me Perry-n, duke shkuar në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas për ta mbështetur.  Ai u pa mes turmës duke kërcyer së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Daisy Dove, teksa Perry këndonte.

‘Për partnerin tim, Orlando, - tha Perry në një çast të emisionit, duke i dedikuar fjalë të përzemërta mirënjohjeje. – Je mbështetësi im më i madh dhe një baba i mrekullueshëm. Të dua!’.

Dyshja, të cilët u takuan në janar të vitit 2016 në festën pas Golden Globes dhe filluan të takoheshin menjëherë pas kësaj, u fejuan në vitin 2019 në ditën e Shën Valentinit. Mandej, u bënë prindër të një vajze, Daisy, e cila lindi në gusht 2020.

Aktori ka qenë i martuar më parë me modelen e ‘Victoria's Secret’ Miranda Kerr nga viti 2010 deri në 2013, me të cilën ka një djalë.

Ai shtoi se dy fëmijët e tij luajtën një rol vendimtar për të bërë serialin e ri dhe nga ana tjetër për të sfiduar veten fizikisht dhe mendërisht.

Bloom tregoi se përveç dëshirës së tij për të qenë një model për djalin dhe vajzën e tij, u frymëzua për të filmuar shfaqjen nga dëshira për të dalë jashtë zonës së tij të rehatisë.

Ndërsa shikuesit do ta shohin atë duke bërë aktivitete ekstreme episod pas episodi, ai shtoi se, ndonëse duket i qetë, nga brenda është i shqetësuar dhe në vështirësi gjatë gjithë kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat