Ilnisa Agolli lë një koment për pritjen e ëmbël të Sara Gjordenit

Mediale Vip

Ilnisa Agolli lë një koment për pritjen e ëmbël të Sara Gjordenit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 20:34
Sara Gjordeni/ Ilnisa Agolli

Çfarë ndodh në "Big Brother" mbetet në "Big Brother"(zakonisht). Dhe Sara Gjordeni me Ilnisën kanë ndjekur këtë moto.

Pasi Sara dhe Bardhi zbuluan se së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, komentet e urimet ndaj tyre kanë vërshuar në mediat sociale. Mes tyre, nuk ka munguar një as nga Ilnisa. "Urime"- shkruan ajo, duke treguar se me daljen kanë bërë paqe.

Lajmi është zbuluar në promon e "Cherry on Too" të Bora Zemanit ku çifti do jetë i ftuar mbrëmjen e nesërme.

"Sara dhe Bardhi së shpejti do bëhen prindër të një bebi të bukur", thotë Bora në video, teksa Sara mban një palë pupa bebesh në duar.

Pas kësaj, ata kanë publikuar një video në të cilën Bardhi i puth barkun Sarës. Krah saj kjo e fundit shkruan: "Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty t? jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat